Flash

DW: 5 orët në Kuvend pa vendim për Ballukun

Lapsi.al 20 December 2025
DW: 5 orët në Kuvend pa vendim për Ballukun

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t'u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria.

Balluku mungon në takim

Në të njëjtën kohë kur drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, së bashku me dy prokurorët e çështjes, ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit për të paraqitur kërkesën për autorizimin e masës së arrestit, zv.kryeministrja Belinda Balluku merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Takimi i Këshillit të Mandateve u zhvillua me dyer të mbyllura, me argumentin se materialet e hetimit përbëjnë sekret hetimor. Dhjetë deputetët anëtarë të Këshillit kanë marrë në dorëzim dokumentacionin e SPAK-ut, që përfshin me mijëra faqe prova, që sipas Prokurorisë duhet të shqyrtohen vetëm nga anëtarët e këtij organi, pa praninë e deputetëve të tjerë apo të medias.

Përplasje politike për afatin

Debatet në Këshillin e Mandateve u përqendruan kryesisht te koha e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut. Mazhoranca socialiste thotë se rregullorja i jep Kuvendit deri në dy javë për këtë procedurë, kohë që sipas saj përfshin edhe pushimet parlamentare, duke e shtyrë vendimmarrjen për në janar.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar tëPartisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se opozita do të kërkojë thirrjen e një mbledhjeje të re në fillim të javës së ardhshme, duke e cilësuar çështjen si urgjente.

"SPAK tha se tri ditë janë të mjaftueshme, maksimumi pesë ditë. Pesë anëtarët e opozitës në këshill do ta thërrasin mbledhjen të hënën, maksimumi të martën. Ndërsa PS kërkon që mbledhja të zhvillohet më 20 janar” - tha Bardhi. Sipas tij, zvarritja e procesit po e kthen Kuvendin në pengesë për drejtësinë dhe i jep zëvendëskryeministres kohë për të ndikuar mbi provat e hetimit.

Akuzat ndaj Ballukut

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të "shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike” e depozituar më 31 tetor 2025. Në kuadër të hetimit SPAK-u vendosi masën e pezullimit të saj nga funksionet zyrtare, si edhe ndalimin e largimit jashtë vendit, masa që u rrëzuan më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Balluku i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe politike, dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të çështjes./ DW

Të këshilluara

Bahamasi njeh pavarësinë e Kosovës

Shteti ishull Bahams është bërë vendi i fundit që ka njohur shtetin e Kosovës. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. ...

19:10

Dumani jep "leksione" në Kosovë

Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbi...

19:08

Emërohet një zëvendësministër te Mbrojtja

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është miratuar edhe emërimi në detyrë i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dh...

18:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI