Flash

Socialistët i japin kohë Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve nuk merr vendim

Lapsi.al 19 December 2025
Socialistët i japin kohë Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve

Mbledhja e Këshillit të Mandateve që shqyrtoi kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut është mbyllur pa marrë një vendim se çfarë do të ndodhë më tej. Pas një pushimi prej 20 minutash, kreu i kuvendit Niko Peleshi është kthyer në mbledhje dhe e ka mbyllur atë pa caktuar një datë se kur do të mblidhet sërish.

Më herët ishte vendosur që USB me 10 mijë faqe prova kundër Ballukut do t'u shpërndahet deputetëve.

Sipas deputetit të PD, Gazment Bardhi ky ishte një skenar i parapërgatitur nga Partia Socialiste që synon t'i japë kohë Belinda Ballukut të intimidojë dhe të kërcënojë dëshmitarët.

Prokurorët e SPAK të pranishëm në mbledhje kërkuan që vendimi të merret sa më shpejt dhe thanë se 3 ditë kohë ishin të mjaftueshme për të shqyrtuar provat dhe për të marrë një vendim.

Por socialistët duket se kërkojnë që çështja të shtyhet më tej. Fillimisht Peleshi tha se mbledhja e radhës duhet të ishte në datën 20 janar, por më pas e mbylli mbledhjen pa një vendim përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI