Flash

BSH do të tërheqë deri në 450 mln euro nga tregu në 2026

Lapsi.al 19 December 2025
BSH do të tërheqë deri në 450 mln euro nga tregu në

Banka e Shqipërisë ka bërë publik planin e ndërhyrjeve në tregun valutor për vitin 2026, duke paralajmëruar tërheqjen e një sasie të konsiderueshme eurosh nga tregu. Sipas kalendarit zyrtar, banka qendrore planifikon të blejë deri në 450 milionë euro, përmes ankandeve periodike gjatë gjithë vitit.

Ndërhyrjet do të realizohen përmes 26 ankandeve valutore, me synimin kryesor forcimin e rezervave valutore të vendit, por edhe menaxhimin e flukseve të larta të euros që vijojnë të qarkullojnë në ekonomi.

Ky plan vjen në një moment të ndjeshëm për tregun valutor. Vetëm një ditë më parë, kursi i këmbimit shënoi një nivel rekord, me euron që zbriti deri në 96,1 lekë, niveli më i ulët historik në tregun vendas.

Dobësimi i euros lidhet me prurjet e larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet, por edhe me pritshmëritë për ndërhyrje nga banka qendrore.

Blerjet e planifikuara për vitin 2026 janë më të larta krahasuar me vitet e mëparshme dhe sinjalizojnë një angazhim më aktiv të Bankës së Shqipërisë në treg.

Institucioni sqaron se këto ndërhyrje nuk synojnë të përcaktojnë kursin e këmbimit, por të zbusin luhatjet e forta dhe të ruajnë stabilitetin financiar.

Një lek i fortë ndihmon në kontrollin e inflacionit, por nga ana tjetër krijon presion për eksportet dhe sektorët që gjenerojnë të ardhura në valutë. Në këtë balancë, Banka e Shqipërisë synon të mbajë stabilitetin monetar, duke përdorur ndërhyrjet valutore si instrument mbështetës të politikës së saj ekonomike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI