Flash

Operacion antikorrupsion në Kosovë, arrestohen 6 zyrtarë edhe një ish-ministër

Lapsi.al 18 December 2025
Operacion antikorrupsion në Kosovë, arrestohen 6 zyrtarë edhe

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë kundër shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

Ky operacion, i realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe institucione të tjera, ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme.

Sveçla sqaroi se arrestimet janë realizuar pas një hetimi disamujor, ku janë siguruar prova të forta për shpërdorime dhe korrupsion që lidhen me procesin e shpronësimit të pronave private. Sipas tij, ky operacion është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që shkelin ligjin.

Në mesin e të dyshuarve janë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, Jovica Mitrovic, zyrtarë nga avokatura Nexhmije Karaqi, M.D. dhe Bedri Dibrani, eksperti i gjykatës Shaban Tërbunja, një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së Goran Llazic., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Fadil Ismaili. Ky i fundit ka qenë ministër në qeverinë e Kosovës në 2013-ën nga radhët e AKR. 

Ish-ministri i Energjisë: Absurde që disa familje u shkyçën nga rrjeti i  Termokosit, pasi me rrymë iu kushtonte më lirë ngrohja - Telegrafi

Sipas dyshimeve të autoriteteve, personat e përfshirë kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Dyshohet se përmes korrupsionit kanë inicuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës për të përfituar në mënyrë të paligjshme kompensime për shpronësime të realizuara gjatë viteve 2011–2015.

“Sot po i japim fund kohës kur zyrtarët publikë keqpërdornin buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar”, ka deklaruar Sveçla, duke përgëzuar institucionet për, siç tha ai, një sukses tjetër në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ai theksoi se vullneti politik, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfshirja e qytetarëve po sjellin rezultate konkrete drejt ndërtimit të një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të mbrojtur nga çdo formë e krimit.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI