Flash

Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe Ballukut (FOTO)

Lapsi.al 18 December 2025
Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe

Lëvizja Bashkë ka zhvilluar sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar përgjegjësi nga Belinda Balluku, për aferat miliona euroshe që është marr nën hetim nga SPAK.

“Nëse dikush në fshat ndërton një mur pa leje shkon në burg, por nëse t’i vjedh popullin më të varfër në Evropë, jo vetëm nuk shkon në burg, por edhe mbrohesh nga numri 1 i pushtetit”, u dëgjua të thoshte një nga protestuesit.

Gjatë protestës, mbështetësit e Lëvizjes Bashkë mbanin pankarta të shumta në duar, ku shkruhej: “Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, duke iu referuar kryeministrit Rama, apo dhe të tjera, si: “Rama dhe Balluku na vodhën festat”; “Populli mbjell, oligarku korr”; “Kush mbjell uri, korr revoltë”;, etj.

levizja bashke proteste kuvendi balluku (14)

Kujtojmë se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nën dyshimet për shkelje të barazisë në tendera. levizja bashke proteste kuvendi balluku (10)

Po ashtu, SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të saj, çka, sipas ligjit, do t’i hapte rrugë marrjes së masave më të ashpra të sigurisë, përfshirë edhe arrestimin.

levizja bashke proteste kuvendi balluku (2)levizja bashke proteste kuvendi balluku (15)levizja bashke proteste kuvendi balluku (12)levizja bashke proteste kuvendi balluku (11)levizja bashke proteste kuvendi balluku (9)levizja bashke proteste kuvendi balluku (8)levizja bashke proteste kuvendi balluku (7)levizja bashke proteste kuvendi balluku (6)levizja bashke proteste kuvendi balluku (5)levizja bashke proteste kuvendi balluku (4)levizja bashke proteste kuvendi balluku (3)levizja bashke proteste kuvendi balluku (1)

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI