Flash

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Madrid Kullolli

Lapsi.al 18 December 2025
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimi ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli. Ky vendim u mor nga turpi gjykues i përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj. Në njoftimin e KPA thuhet se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 30/2024, datë 29.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 758, datë 16.04.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 758, datë 16.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 18.12.2025, në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI