Flash

Deputeti i PD vë në dukje kurajon e prokurorit Dritan Prençi me Belinda Ballukun

Lapsi.al 17 December 2025
Deputeti i PD vë në dukje kurajon e prokurorit Dritan Prençi me

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka bërë një "mea culpa" publike për deklaratat që ka bërë ndaj prokurorit të SPAK, Dritan Prençi. Reagimi publik vjen pas kërkesës që ai dërgoi në Kuvend dje dhe kërkoi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Më herët, gjatë protestave kundër Veliajt, Këlliçi e kishte akuzuar Prençin se "flinte mbi dosje" dhe "nuk kishte guxim" të hetonte Edi Ramën dhe Erion Velinë për inceneratorët.

"Nuk besoj se ka politikan apo qytetar që ta ketë kritikuar publikisht Prokurorin Dritan Prenci më shumë se unë. Dhe kjo kritikë nuk ka qenë as impulsive, as personale, por mbështetur në një fakt kokëfortë: mos-hetimin deri në fund të aferës së inceneratorit të Tiranës dhe mosnxjerrjen para drejtësisë të dy pronarëve faktikë të kësaj grabitjeje monumentale, Edi Rama dhe Erion Veliaj" është shprehur ai, duke vazhduar më tej se sjellja e prokurorit ka ndryshuar me mënyrën si ka hetuar dosjen "Balluku".

"Por për arsye se koha që kalon pa drejtësi sakaton kurrizin e stërmunduar të shqiptarëve dhe duke i qendruar besnik këtij parimi, sot dua ta përgëzoj prokurorin Prençi për profesionalizmin dhe guximin real në çuarjen e mega aferës “Balluku” para drejtësisë", shkruan Belind Këlliçi.

"Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të zv. Kryeministres, fill pas një vendimi skandaloz të Gjykatës Kushtetuese është akt kurajoje institucionale, përpos se akt korrekt procedurial. Një standard i munguar prej vitesh që shoqëria shqiptare e ka kërkuar me ngulm, shpesh duke u ndjerë e tradhtuar", thotë Belind Këlliçi.

Deputeti i PD, gjithsesi pranon se fakti që tregoi kurajo me Ballukun, nuk e fshin detyrimin e nesërm të Dritan Prençit, që të ruajë të njëjtin standard hetimi për inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Standarti i dyfishtë i prokurorit Prençi në hetimin e dosjeve hetimore, për inceneratorin dhe për tunelin e Llogarasë është tashmë një fakt i gjithëpranuar tashmë në opinionin publik. Vetëm se ajo që nuk dihet është arsyeja që e detyroi të njëjtin prokuror të tregojë këllqe për Ballukun dhe të manovrojë me frena në hetimin e Ramës apo të Veliajt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI