Flash

Angelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e mastektomisë

Lapsi.al 17 December 2025
Angelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e

Angelina Jolie ka zbuluar për herë të parë shenjat e mastektomisë së dyfishtë, më shumë se një dekadë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes parandaluese.

Aktorja 50-vjeçare pozoi për kopertinën e Time France, ku shfaqet me një bluzë të zezë të hapur, duke mbuluar pjesërisht gjoksin me dorë dhe duke nxjerrë në pah shenjën e operacionit.

“I ndaj këto plagë me shumë gra që i dua,” u shpreh fituesja e Oscar-it në një intervistë për revistën, të publikuar të hënën. “Gjithmonë prekem kur shoh gra të tjera që i ndajnë historitë e tyre.”

Jolie tha se vendosi të pozonte në këtë mënyrë për t’u bashkuar me gratë që flasin hapur për shëndetin e gjirit, duke theksuar se Time France po ndan informacione të rëndësishme për parandalimin dhe ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Aktorja iu nënshtrua mastektomisë parandaluese në vitin 2013, pasi nëna e saj, Marcheline Bertrand, humbi jetën nga kanceri i gjirit dhe ai i vezoreve. Jolie kishte rezultuar pozitive për mutacionin e gjenit BRCA1, i cili rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Në një ese të publikuar në The New York Times asokohe, Jolie kishte shpjeguar se vendimi nuk ishte i lehtë, por se nuk është penduar kurrë.

“Rreziku im për kancer gjiri ra nga 87 për qind në më pak se 5 për qind,” kishte shkruar ajo. “Mund t’u them fëmijëve të mi se nuk kanë pse të kenë frikë se do të më humbasin nga kjo sëmundje.”

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI