Flash

Leonardo DiCaprio: “Nuk do të doja kurrë të bëhesha regjisor”

Lapsi.al 16 December 2025
Leonardo DiCaprio: “Nuk do të doja kurrë të bëhesha
Leonardo DiCaprio ka bërë të qartë se nuk ka plane të kalojë pas kamerës si regjisor, duke theksuar se nuk e sheh veten të aftë të arrijë nivelin e bashkëpunëtorit dhe mentorit të tij shumëvjeçar, Martin Scorsese. Aktori 51-vjeçar foli për këtë gjatë një bisede publike me regjisorin legjendar në eventin “A Year in TIME”, të mbajtur më 10 dhjetor në New York.

“Disa njerëz më kanë pyetur nëse dua të bëhem regjisor, por unë u them: ‘Nuk do të doja kurrë të bëhesha regjisor. Nuk mund të bëj asgjë që t’i afrohet asaj që bën Martin Scorsese. Pse duhet ta bëja?’”, u shpreh DiCaprio.

Megjithatë, fituesi i çmimit Oscar pranoi se, duke parë pas në kohë, do të kishte dashur të ishte më shumë vëzhgues i procesit të xhirimit, veçanërisht gjatë bashkëpunimeve të tij me Scorsese-n. “Ti luan personazhe dhe përpiqesh të hysh sa më thellë në shpirtin e tyre. Do të doja të kisha qenë më shumë një vëzhgues… të shihja se çfarë bën ti pas kamerës,” i tha ai Scorsese-s. “Nëse kthehem pas, do të doja të kisha vëzhguar më shumë procesin prapa kamerës,” shtoi aktori. DiCaprio dhe Scorsese, 83 vjeç, kanë realizuar deri tani gjashtë filma së bashku, ndërsa i shtati është aktualisht në proces. Aktori e përshkroi bashkëpunimin e tyre si një proces intensiv përgatitor, që shpesh zgjat me muaj. “Ky ka qenë procesi ynë: muaj të tërë përgatitje, diskutime, debate, pyetje dhe kundërshtime për mënyrën se si duhet trajtuar një histori – ndonjëherë duke zgjedhur një drejtim jo të dukshëm,” shpjegoi ai. Aktori shtoi se puna në filmin e ri që po realizojnë së bashku ka qenë “një nga përvojat më të thella mësimore” të karrierës së tij. DiCaprio e cilësoi bashkëpunimin me Scorsese-n si një nga momentet më krenare të jetës së tij profesionale. “U rrita duke parë filma që në moshë shumë të vogël. Babai im më çoi të shihja filmat e Martit dhe të Robert De Niro-s dhe më tha: ‘Nëse ka dikë me të cilin duhet të synosh të punosh një ditë, është ky zotëri.’ Kështu e njoha punën e tij shumë herët,” tregoi aktori. Dyshja bashkëpunuan për herë të parë në vitin 2002 me filmin “Gangs of New York”, për të vijuar më pas me tituj të suksesshëm si The Aviator, The Departed dhe Killers of the Flower Moon.  

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “The Mask”

Aktori Peter Greene, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “The Mask” dhe “Pulp Fiction”, u gjet i pajetë pasditen e së premtes në apartamentin e tij në ...

12:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI