Flash

“Jam në shok”: Vajza e Rob Reiner flet pas tragjedisë familjare

Lapsi.al 16 December 2025
“Jam në shok”: Vajza e Rob Reiner flet pas tragjedisë

Tracy Reiner ka reaguar publikisht pas vdekjes tragjike të babait të saj, regjisorit të njohur Rob Reiner, dhe bashkëshortes së tij Michele Singer Reiner.

“Isha pjesë e familjes më të mrekullueshme që ka ekzistuar ndonjëherë,” tha Tracy, 61 vjeç, për NBC News. “Nuk di çfarë të them. Jam në shok.”

Rob Reiner u bë baba i Tracy-t përmes adoptimit gjatë martesës së tij me aktoren dhe regjisoren e ndjerë Penny Marshall.

Ndërkohë, Nick Reiner, 32 vjeç, djali i Rob dhe Michele, ndodhet tashmë në paraburgim, pasi u mor në pyetje nga Divizioni i Grabitje-Vrasjeve i Departamentit të Policisë së Los Angeles-it lidhur me vdekjen e prindërve të tij.

Burime të shumta, që kanë folur për PEOPLE pas ngjarjes, kanë deklaruar se Nick dyshohet se ka vrarë Rob dhe Michele në shtëpinë e tyre në Los Angeles. Çifti u gjet i pajetë të dielën, më 14 dhjetor, nga vajza e tyre Romy Reiner, sipas të njëjtave burime.

Rob dhe Michele u martuan në vitin 1989 dhe kishin tre fëmijë së bashku: Jake, Nick dhe Romy. Nick ka folur më herët publikisht për betejat e tij me varësinë nga substancat, të cilat nisën që në adoleshencë.

Sipas Departamentit të Zjarrfikëses së Los Angeles-it (LAFD), rreth orës 15:30 të së dielës, autoritetet u thirrën në banesë për të ofruar ndihmë mjekësore. Me mbërritjen në vendngjarje, ata gjetën një burrë dhe një grua të pajetë.

Rob Reiner dhe Michele Singer Reiner u njohën gjatë kohës kur Rob ishte regjisor i filmit ikonë “When Harry Met Sally”. Ai është autor i disa prej filmave më të njohur të kinemasë amerikane, përfshirë The Princess Bride (1987), Misery (1990) dhe A Few Good Men (1992).

Në një deklaratë për Variety, familja Reiner u shpreh:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Michele dhe Rob Reiner. Jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur dhe kërkojmë privatësi në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë.”

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI