Flash

Aksioni ndaj AKSHI-t, Berisha flet për 800 transaksione

Lapsi.al 16 December 2025
Aksioni ndaj AKSHI-t, Berisha flet për 800 transaksione

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të AKSHI-t, mes tyre drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, të cilën Berisha e quan “kryemafioze”.

Po ashtu Berisha tha se “Janë në një vit 800 transaksione nga thesari i shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut”.

Berisha aludoi se Ergys Agasi është arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria. Kryedemokrati i konsideron Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqirin, Ergys Agasin dhe te tjerë si grup i strukturuar kriminal.

“Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp-mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria, ish-ortakun e Armand Frangut, se për Armandin, i cili është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arresti apo jo, Gerond Meçen, ish-ortakun e Frangut, i cili ka dy muaj apo tre që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën, e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes, pra të Armand Frangut.

Dje apo pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ai është famëzi Ermal Beqiri, ajo është Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e zeza, Ergys Agasi.

Mungojnë aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë e këtij enturazhi. Ky është famëzi Gerond Meçe, ortaku. Kurse ky është baxhanaku i dashur, që çonte paratë me valixhe në familje. Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale”, tha Berisha.

Lexo më tej: Arratiset Ergys Agasi/ SPAK pranga Mirlinda Karçanajt për tenderat e AKSHI-t 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI