Flash

Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara

Lapsi.al 15 December 2025
Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person, i identifikuar si Artjol Xhelo, u gjet i vdekur brenda një makine që ishte shkrumbuar nga zjarri.

Mediat raportojnë se brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje. Pranë automjetit brenda të cilit ndodhej 32-vjeçari janë gjetur gjurmë benzine.

Sipas të njëjtave burime pista kryesore ku po heton policia është vetëvrasja. Raportohet se personi që humbi jetën është një ish-efektiv policie me origjinë nga Ura Vajgurore. Ai është larguar nga uniformat blu në vitin 2023 me dorëheqje. Dyshohet se ai e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit.

Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është konfirmuar se viktima ka qenë i vetëm kur ka hyrë në rrugën e Llogorasë. Dyshimet janë se ai ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij.

Efektivët kanë marrë në pyetje familjarë të viktimës pasi ende nuk është përjashtuar as pista e vrasjes. Është duke u verifikuar edhe shasia e automjetit tip BMW sepse targat janë shkrirë nga zjarri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI