Flash

Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

Lapsi.al 15 December 2025
Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e “Qafës së Llogarasë”, ku trupi i ish-efektivit të policisë, Artjol Xhelo, 32 vjeç, u gjet i djegur brenda automjetit të tij, një BMW. Xhelo, personi që shihni në foton e mësipërme, ishte banues në fshatin Banaj të Bashkisë Dimal, kishte punuar më parë disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.

Mësohet se gjatë karrierës së tij Xhelo kishte përjetuar probleme të theksuara psikologjike dhe periudha të depresionit. Për këtë arsye, në vitin 2023 ai u transferua nga Forcat “Shqiponjat” në Postën e Policisë Poliçan. Gjatë kësaj periudhe, ish-efektivit i humbi arma e shërbimit, dhe pas vendosjes së masës disiplinore, ai u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit, pa dhënë dorëheqje vullnetare.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:35, ndërsa Xhelo u gjet i djegur në sediljen e shoferit të automjetit të tij. Hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI