Flash

FOTO LAJM/ Rikthimi i Ballukut, çehreja e saj flet sa mijëra fjalë

Lapsi.al 15 December 2025
FOTO LAJM/ Rikthimi i Ballukut, çehreja e saj flet sa mijëra

Belinda Balluku u rikthye sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo ishte dalja e saj e parë publike pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë vendimin për pezullimin e saj nga detyra, që u mor nga gjyqtari Erion Cela.

Por sic duket dhe në këtë foto, por edhe nga dëshmi brenda mbledhjes, Balluku dukej gjatë gjithë kohës e ngrysur dhe në siklet.

Buzëqeshjet e saj ndaj kolegëve pothuajse munguan fare. Krahu i djathtë i Ramës erdhi në mbledhje, zuri vendin krah Elisa Spiropalit dhe më pas u largua sërish.

Natyrisht që goditja e saj nga drejtësia, marrja si e pandehur për aferën e tunelit të Llogarasë, shënon fillimin e fundit të karrierës së saj politike, jo vetëm të ambicies së pafshehur për të qenë pasuesja e Edi Ramës në krye të PS-së.

Ndonëse u rikthye si triumfaliste pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Balluku e ndien peshën e rëndë të goditjes që ka marrë, e ndien se sa shumë ka të gëzuar brenda grupit të PS-së për shkërmoqjen e pushtetit të saj të ngritur me bekimin e Edi Ramës.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI