Flash

"Mos mani gjo nëpër shpia"/ Dalin përgjimet nga dosja e SPAK për Rrajat

Lapsi.al 14 December 2025
"Mos mani gjo nëpër shpia"/ Dalin përgjimet nga dosja e

Kanë dale detaje të reja nga dosja voluminoze e SPAK për grupin “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në të paktën tre episode të dokumentuara nga hetimet.

Në një pjesë të dosjes të publikur nga SYRI.net, një rol kyç zënë transkriptimet e komunikimeve të enkriptuara në platformën SKY ECC, të cilat kanë ndihmuar SPAK-un të zbardhë mënyrën e funksionimit të grupit, rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe gjuhën e koduar të përdorur për trafikun e drogës.

Sipas dokumenteve hetimore, nga këto biseda janë identifikuar edhe nofkat e përdorura nga disa prej anëtarëve të grupit kriminal:

• Islam Sefa – “Kruja”

• Bujar Sefa – “Venecia”

• Hajdar Sefa – “Bruxel”, “Detroit USA”, “GjoranKruja”

• Vidjan Baroka – “Rrushi”, “New ✌️”, “Plaku”, “979”

Në një nga bisedat e zbardhura në SKY ECC, anëtarët e grupit flasin hapur për dështimin e një rruge trafiku në Mal të Zi.

“Kanë ra kutitë dje në Podgoricë”, shprehet një prej të akuzuarve, duke iu referuar kapjes së një sasie prej 1.7 tonësh kanabis.

“Na marshin t’keqen”, ia kthen bashkëbiseduesi.

Në vijim të bisedës, anëtarët shprehin dyshime për bashkëpunim me autoritetet nga persona të përfshirë në rrugën e trafikut që u godit në Mal të Zi:

“Paskan bashkëpunu me shtetin ato që kishin rrugën që ra në Mal të Zi, mos mani gjo nëpër shpia”, thuhet në komunikimet e zbardhura.

Këto biseda përbëjnë prova të rëndësishme që dokumentojnë aktivitetin kriminal të grupit “Rraja”, mënyrën e koordinimit mes anëtarëve dhe përpjekjet për të shmangur goditjen nga organet ligjzbatuese. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI