Flash

Durim Bami humb gjyqin në Dubai, hapet rruga për esktradimin e tij në Tiranë

Lapsi.al 14 December 2025
Durim Bami humb gjyqin në Dubai, hapet rruga për esktradimin e tij

Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Krujë dhe Tiranë, do ekstradohet nga Dubai në Tiranë.

Njeriu që konsiderohet nga policia si “i forti” i Niklës, rezulton të këtë humbur gjyqin për qëndrimin e tij si resident në Dubai, ndaj që shumë shpejt Bami, do ketë të njëjtin fat si disa nga personat shqiptarë që fshiheshin në Dubai.

Lajmi për ekstradimin e Bamit në Shqipëri, konfirmohet nga burime të sigurta, të cilat thanë për gazetarin Elton Qyno, se i dyshuari për disa ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ka humbur gjyqin final në gjykatën e Dubait dhe shumë shpejt, autoritetin do nisin praktikën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Mbëritja e Durim Bamit në Tiranë, shihet si fitore në korridoret e SPAK, ku prokurorët e posaçëm kanë shpresa se 46-vjeçari mund të bashkëpunojë me autoritetet e hetimit.

Aktualisht çështja penale ndaj Durim Bamit është përfunduar dhe dërguar në gjyq nga SPAK.

Ndërsa akuzat zyrtare kundër tij janë të rënda si ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” të, Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Njëherësh, Durim Bami, akuzohet nga SPAK dhe për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024. Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Por tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, Durim Bami, nuk i është përgjigjur çka solli arrestimin e tij për herë të dytë. Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar.

Por këto pretendime nuk e ndihmuan për tu liruar nga burgu. Tashmë Durim Bami, ka humbur dhe procesin gjyqësor, duke i hapur rrugën ekstradimit të tij në Shqipëri.

Pikërisht në këtë vend ai do përballet me disa akuza që çojnë në rrezikun e tij për tu deklaruar fajtor dhe mund të dënohet deri në 20 vite burgim./Elton Qyno TvSyri

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lushnje

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dh...

11:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI