Flash

Tare hedh “bombën”: përforcimi për Milan vjen nga City. E çfarë përforcimi!

Lapsi.al 12 December 2025
Tare hedh “bombën”: përforcimi për Milan vjen nga

Merkatoja dimërore është në prag dhe Milan përgatitet të forcojë organikën. Massimiliano Allegri, në krye të një skuadre që synon të luftojë për titullin, ka nevojë për disa afrime cilësore. Megjithatë, për t’i bërë vend ardhjeve të reja, largimi i ndonjë lojtari duket tashmë i pashmangshëm. Milan ka në mendje një super goditje për merkaton e janarit që do të vinte drejtpërdrejt nga Premier League, konkretisht nga Manchester City, por më parë duhet të largohet Loftus-Cheek.

Situata e Gimenez

I ardhur me pritshmëri të mëdha nga Feyenoord për shumën prej plot 32 milionë eurosh, Gimenez nuk ka arritur të imponohet në kontekstin kuqezi. Megjithëse një fillim i mirë, sulmuesi nuk ka arritur të justifikojë shpenzimin e bërë nga klubi një vit më parë. Një rendiment që nuk bind drejtuesit dhe që i çon ata të vlerësojnë konkretisht një shitje të tij që në janar. Agjencia që e përfaqëson vazhdon të mohojë zëra merkatoje, por Milan është i gatshëm ta lërë të largohet përballë një oferte mes 25 dhe 30 milionë eurosh. Nuk parashikohet asnjë hua, shitja do të bëhet vetëm me titull përfundimtar, sepse ato fonde do të jenë thelbësore për investimet e reja.

Emrat në sulm

Në pritje të definimit të largimit të Gimenez, Milan eksploron pista të ndryshme për një zëvendësues të nivelit të duhur. Ndër emrat e diskutuar është Mauro Icardi, që pavarësisht të kaluarës zikaltër, përfaqëson një opsion intriguese për historinë dhe potencialin e tij. Megjithatë, rroga e lartë dhe pasiguritë fizike e bëjnë operacionin kompleks. Në fokus janë gjithashtu Joshua Zirkzee i Manchester United dhe Lorenzo Lucca i Napolit, ky i fundit i përfolur te kuqezinjtë që në verë. Nga Premier League vjen edhe opsioni Niclas Füllkrug i West Ham, por mosha dhe paraqitjet jo të shkëlqyera ngjallin dyshime në planin e lartë të Djallit.

Të tjerë të mundshëm që largohen

Jo vetëm Gimenez mund të ndryshojë ambient. Në mesfushë, Ruben Loftus-Cheek është në kërkim të më shumë vazhdimësie për të mos humbur trenin e kombëtares në prag të Botërorit. Enturazhi i lojtarit eksploron mundësi si në Bundesliga ashtu edhe në Premier League. Në rast largimi të anglezit, Milani po mendon për Giovanni Fabbian të Bolognas, ndërkohë që duhet mbajtur nën vëzhgim konkurrenca e fortë e Lazios.

Milan kërkon Kovacic

Sipas Corriere dello Sport, një tjetër blerje e mundshme mund të jetë Mateo Kovacic, që aktualisht po luan pak te Manchester City dhe do të kthehej me dëshirë në Serie A. Këtë sezon problemet në gju i kanë kufizuar përdorimin nga Guardiola, por flasim për një lojtar me nivel ndërkombëtar që ka veshur edhe fanellat e prestigjioze të Real Madrid dhe Chelsea. Kovacic nuk është më lojtar i ri, duke qenë 31 vjeç, por cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe sezonin e kaluar ai ka grumbulluar 41 paraqitje të shoqëruara me 7 gola dhe 3 asistime. Për Milanin dhe Serie A do të përfaqësonte një goditje të madhe. Me vetëm një vit e gjysmë nga skadimi i kontratës, Milan mund ta marrë në janar për rreth 15 milionë euro, por më parë duhet të shitet Loftus-Cheek.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI