Flash

Rriten tensionet në Karaibe/ Trump vendos sanksione të reja dhe kërcënon Venezuelën

Lapsi.al 12 December 2025
Rriten tensionet në Karaibe/ Trump vendos sanksione të reja dhe

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj presidentit venezuelian Nicolás Maduro, duke zgjeruar ndjeshëm sanksionet dhe duke lëshuar kërcënime të reja për goditje ndaj objektivave tokësore në Venezuelë. Ndërkohë, Maduro akuzoi SHBA-në për hapjen e një “epoke të re të piraterisë kriminale detare” në Karaibe.

Të enjten vonë, SHBA vendosi kufizime të reja ndaj tre nipërve të bashkëshortes së Maduros, Cilia Flores, si dhe ndaj gjashtë supertankerëve të naftës bruto dhe kompanive të tyre të transportit. Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se anijet ishin përfshirë në praktika mashtruese dhe të pasigurta, duke ndihmuar në financimin e “regjimit të korruptuar dhe narko–terrorist të Maduros”.

Dokumentet e brendshme të kompanisë shtetërore PDVSA tregojnë se këto anije kishin ngarkuar së fundmi naftë në Venezuelë. Katër prej tyre mbajnë flamurin e Panamasë, ndërsa dy të tjerat ato të Ishujve Cook dhe Hong Kongut.

Në deklaratat e tij, Trump ripërsëriti edhe kërcënimet për goditje të mundshme ndaj dërgesave të dyshuara të narkotikëve që kalojnë nga Venezuela drejt SHBA-së. Këto komente erdhën menjëherë pasi SHBA sekuestroi një tanker të “flotës së errët”, të quajtur Skipper, pranë brigjeve venezueliane — një veprim që ka shkaktuar shqetësime në Kongres, ku disa ligjvënës paralajmëruan se SHBA po “ecën në gjumë drejt një lufte” me Venezuelën.

Maduro reagoi ashpër, duke deklaruar se “anija u vodh, ekuipazhi u rrëmbye” dhe se SHBA ka nisur një epokë të re të piraterisë detare. Ai u zotua se Venezuela do të sigurojë të gjithë flotën e saj për të garantuar tregtinë e lirë të naftës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se SHBA planifikon ta dërgojë anijen Skipper në një port amerikan dhe se do të konfiskojë naftën e saj sipas procedurave ligjore. Trump ndërkohë u tha gazetarëve se SHBA synon ta “mbajë” naftën e kapur.

Reuters raportoi se SHBA po përgatitet të sekuestrojë më shumë tankerë pranë Venezuelës, ndërsa Leavitt deklaroi se administrata nuk do të “rrijë duarkryq” përballë anijeve të sanksionuara që transportojnë naftë në tregun e zi.

Në zhvillime paralele, presidenti rus, Vladimir Putin, telefonoi Maduros për të “ripohohur” mbështetjen e Rusisë ndaj qeverisë aktuale venezueliane. Kremlin-i njoftoi se të dy udhëheqësit diskutuan zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, përfshirë projektet e përbashkëta të naftës në Karaibe.

Ndërkohë, kritikat në Washington janë shtuar. Ligjvënës të lartë demokratë dhe të paktën një republikan dënuan sekuestrimin e tankerit, duke paralajmëruar se SHBA po rrezikon një konflikt të zgjatur që, sipas Shtëpisë së Bardhë, “nuk është diçka që presidenti dëshiron”.

Teksa tensionet rriten, fqinjët e Venezuelës po shohin mundësinë e një rruge të re politike. Ministrja e jashtme e Kolumbisë, Rosa Villavicencio, deklaroi se vendi i saj mund t’i ofrojë Maduros strehim ose “mbrojtje” nëse ai largohet nga pushteti, ndonëse vuri në dukje se ai ndoshta do të kërkonte të zhvendosej diku më larg.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë kolumbian e pranon hapur opsionin e azilit për Maduros, duke sinjalizuar një dinamikë të re rajonale në krizën venezueliane.

Të këshilluara

SHBA çon avionë luftarakë mbi Venezuelë

Dy avionë luftarakë amerikanë u gjurmuan duke fluturuar rreth Gjirit të Venezuelës të martën, ndërsa tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen midis dy vendeve. ...

19:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI