Flash

Real Madrid, ultimatum teknikut Xabi Alonso: çfarë i duhet për të shmangur shkarkimin

Lapsi.al 12 December 2025
Real Madrid, ultimatum teknikut Xabi Alonso: çfarë i duhet për

Qëndrimi i teknikut Xabi Alonso në pankinën e Real Madrid është varur në një fije dhe muaji dhjetor do të jetë me siguri vendimtar për të ardhmen e tij. Humbja në Champions League kundër Manchester City ka kontribuar në klimën e tensionuar që prej javësh ndihet në Madrid: tashmë kanë shpërthyer hipotezat për zëvendësuesit e mundshëm, por drejtuesit kanë dashur t’i japin spanjollit edhe pak kohë para se të marrin një vendim drastik.

Nuk ka shumë mundësi dhe gjithçka do të kalojë nëpërmjet ndeshjes kundër Alaves të dielën në mbrëmje. Sipas ‘La Sexta’ një humbje e Real Madrid do të sanksiononte shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit pa pritur as fundin e vitit. Angazhimi në fakt nuk është i pamundur, por tani java ngarkohet me tension për të ardhmen e tij.

Xabi Alonso në rrezik shkarkimi

Një fitore kundër Manchester City në Champions League do t’i kishte dhënë trajnerit pak më shumë kohë për të rregulluar rrugën, por humbja kundër Guardiolës ka bërë që Real Madrid të vendosë një vijë të pakalueshme. Ndeshja kundër Alaves mund të jetë vendimtare sepse në rast humbjeje, pankina e Blancos do të shpërthente menjëherë, edhe sepse nuk mungojnë emrat e zëvendësuesve të mundshëm.

Humbja do të kompromentonte pothuajse krejtësisht fitoren e kampionatit, aktualisht i komanduar nga Barcelona, dhe presioni mbi Xabi Alonso ka mbërritur në majë. As fitorja nuk do ta shpëtonte plotësisht sepse nën lupë do të përfundonin ndeshjet e mbetura të këtij viti 2025, pra sedicesimi i finale të Kupës së Mbretit kundër Talavera (skuadër e divizionit të tretë) dhe angazhimi në kampionat me Sevilla. Nëse diçka do të shkonte keq në këtë itinerar atëherë në janar kundër Betis mund të ketë një trajner të ri në pankinën e Blancos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI