Flash

PD mbledh nesër Kryesinë

Lapsi.al 12 December 2025
PD mbledh nesër Kryesinë

Kryesia e PD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje urgjente. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të Kryesisë ku njofton për mbledhjen që do të mbahet në orën 13:00.

Sipas mesazhi në rendin e ditës do të diskutohet vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen Balluku.

“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 mbledhje urgjente kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe qëndrime për situatën e rende politike pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne lidhje me çështjen Balluku. 2- Të tjera”, shkruhet në mesazhin që u ka shkuar anëtarëve të kryesisë së PD.

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Pas mbledhjes prej 3 orësh, Kushtetuesja votoi me shumicë votash rikthimin në detyrë të Ballukut, si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur d...

18:48

Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri. Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj. Po në Ministrinë e Brendshme, d...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI