Flash

Kthimi në detyrë i Ballukut/ Blushi: Kushtetuesja, instrument i mbrojtjes së Ramës

Lapsi.al 12 December 2025
Kthimi në detyrë i Ballukut/ Blushi: Kushtetuesja, instrument i

Pak pas Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj zyrtar për marrjen në shqyrtim të ankimimit të qeverisë për çështjen “Balluku”, duke rrëzuar vetëm pezullimin e SPAK-GJKKO derisa të marrin vendimin konstitucional pas disa javësh, ka sjellë edhe reagime të forta politike.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se Gjykata Kushtetuese sot materializoi kapjen e saj nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ai nënvizoi se PL dhe presidenti i saj i burgosur, Ilir Meta, e kishin paralajmëruar këtë kapje që do sillte edhe pasoja të rënda.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin”, shprehet ai mes të tjerash.

Blushi nënvizon se kjo është humbje e madhe për popullin shqiptar dhe se Gjykata Kushtetuese "që duhej të ishte barriera e fundit ndaj abuzimit të pushtetit është shndërruar në një instrument zyrtar të mbrojtjes politike, pandëshkueshmërisë dhe garantimit të imunitetit politik për korrupsionin e përbindshëm të Edi Ramës." 

Të këshilluara

Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri. Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj. Po në Ministrinë e Brendshme, d...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI