Flash

GJKKO kalon për gjykim grupin e strukturuar kriminal të Laert Haxhiut

Lapsi.al 12 December 2025
GJKKO kalon për gjykim grupin e strukturuar kriminal të Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj grupit të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Laert Haxhiu dhe anëtarëve të tij, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

Haxhiu, Bixheku dhe Tafani akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje.

Sipas SPAK, grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike.

Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI