Flash

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

Lapsi.al 12 December 2025
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e magjistratit Genti Shala si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Emërimi i tij u bë me dekretin nr 471 të 12 dhjetorit 2025. Ai ka shërbyer si Anëtar Zëvendësues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2023.

Në periudhën shkurt 2007 – maj 2010, ai ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Shkodër (2004–2007) dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër (1998–2004).

"REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI D E K R E T PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË. Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, D E K R E T O J: Neni 1 Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendim.

Të këshilluara

PD mbledh nesër Kryesinë

Kryesia e PD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje urgjente. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të Kryesisë ku njofton për mbledhjen që do të mbahet në orën...

20:10

Aksident në Lezhë, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur d...

18:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI