Flash

Balluku prish festën e PS, prapaskenat e darkës që anuloi Rama

Lapsi.al 12 December 2025
Balluku prish festën e PS, prapaskenat e darkës që anuloi Rama

Ervin Demo kishte marrë përsipër të sajdiste sonte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në një mbrëmje festive për fundviti.

Në axhendat e të gjithë deputetëve ishte vendosur prej disa ditësh që mbrëmjen e sotme do të ishin në një prej restoranteve panoramikë të Beratit për të trokitur gotat e për të kërcyer. Por planet u shembën mbrëmë me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Sic mëson Lapsi.al nga një burim brenda grupit të socialistëve, kryeministri ka kërkuar të mos bëhet darka festive për shkak të vendimit që pritet të marrë sot Gjykata Kushtetuese për pezullimin nga detyra të së pandehurës Belinda Balluku.

Në mënyrë kategorike, mëson Lapsi.al, Rama e ka ndaluar këtë aktivitet sepse në të dyja rastet e vendimit të gjykatës, do të lexohej si gëzim i grupit nëse anulon pezullimin apo si gëzim kundër Ballukut nëse e le në fuqi pezullimin.

Pra, festë nuk do të ketë tha Rama, i cili mbase e ka të vështirë të trokasë gotat me të vetët pa pasur pranë krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku. Fundja as nuk do t'i japë rast asaj që të mendojë që nuk po e vuajnë gjëmën e përbashkët që ju ka rënë.

Por edhe në rastin që Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë Ramës për pretendimin, të shkuarit sonte në festë me grupin parlamentar do të dukej si festë për këtë fitore karshi gjyqësorit.

Kështu që festë nuk do të ketë sonte në Berat e mbasë s’do të ketë fare këtë vit. Sebepi që socialistët të mos mblidhen është Belinda Balluku, zv.kryeministrja që i la një damkë tjetër të zezë pushtetit të tyre të degraduar nga skandalet në seri dhe korrupsioni galopant. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI