Flash

Shabani zgjidhet Avokat i Popullit/ Lapaj: Tradhtarin e përdori Rama, sot i doli koka

Lapsi.al 11 December 2025
Shabani zgjidhet Avokat i Popullit/ Lapaj: Tradhtarin e përdori Rama, sot i

Adriatik Lapaj tha gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se Edi Rama përdori Endri Shabanin, për të sabotuar hyrjen e tij në Parlament dhe sot e shpërbleu duke e bërë Avokat të Popullit.

"Ti zoti Rakipi e di mirë, që ai përmes të dërguarve të vet më ka kërkuar të bëhem pjesë e qeverisë dhe e kam refuzuar. Ai ka dërguar njerëz të bëhesha palë, duke ofruar disa poste dhe e kam refuzuar. Pasi më kanë kërcënuar dhe shantazhuar, kanë bërë telenovelën e shëmtuar, me të futurin e vet, tradhtarin, që tani i doli koka.

Regjimi i Ramës po çmontohet në sytë e shqiptarëve. Edi Rama, është regjisor dhe skenarist i asaj shëmtie që bëri me atë që sot po zgjedh Avokat Populli, nuk ka shqiptar që nuk kupton pazarin e tyre ,për të ndalur një zë të vërtetë dhe përfaqësues të mandatit më të votuar në historinë e Shqipërisë - tha Lapaj.

Ai ka nisur të protestojë para zyrës së Ramës duke fjetur aty bashkë me disa të rinj të tjerë ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.

"Ai është i shqetësuar sepse e di ç'do të thotë të të vijnë poshtë zyrës njerëz që bashkohen në palcë të dimrit për të fjetur dhe rezituar përballë, pasi gjërat janë shumë keq. E nisa i vetëm, por tashmë në ditën e tretë po shtohet numri i të rinjve, që qëndrojnë këtu gjithë natën dhe brenda pak ditësh do të jetë sasi e jashtëzakonshme njerëzish.

Po flasim përballë regjimit tragjikomik të Ramës, që ka shkaktuar gjendje tragjikë në realitetin e jetës tonë të përditshme, duke na thënë që gjyakta shqiptarë nuk pezullon dot ministren, se nuk qeveriset dot vendi. Të gjithë e dimë se KM mund të emërojë dhë shkarkojnë ministra, ky mund të shkarkojë Ballukun dhe të vazhdojë, por i ka ngelur sharra në gozhdë dhe ka kaluar në mbrojtje kolektive.

Nga reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, për herë të parë, si kurrë më parë, iu bë me dije të mos zgjasë gjymtyrët e tyre. Ai është individi që bashkë me një njeri krejt pa vlera, që i binte gjoksit si njeri kundër sistemit, sot dëhsmoi se pengoi lëvizjen tonë me 64 mijë vota. Autori i kësaj ishte Edi Rama" - tha Lapaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH zbarkon në Vlorë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe ba...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI