Flash

Pezullimi dhe pasaporta e bllokuar, caktohet gjykatësja e Apelit për Ballukun

Lapsi.al 11 December 2025
Pezullimi dhe pasaporta e bllokuar, caktohet gjykatësja e Apelit për

Shorti i hedhur në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përzgjedhur gjyqtaren Miliana Muça për të shqyrtuar ankimin e bërë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Pjesë e dosjes janë edhe dy drejtorët e lënë në arrest shtëpie Erald Elezi dhe Gentian Gjyli.

“Gjykata regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça” thuhet në njoftimin për shtyp.

Belinda Balluku ka ankimuar në Apel masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI