Flash

Morën peng një shqiptar nga Kosova për 70 mijë euro, ndalohen 4 persona në Vlorë

Lapsi.al 11 December 2025
Morën peng një shqiptar nga Kosova për 70 mijë euro,

4 persona të dyshuar për pengmarrje janë shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të "Rrugës së Re".

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro. Shtetasi kosovar është mbajtur peng prej 2 javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.

Ka qenë motra e pengut, që jeton në Suedi, e cila ka njoftuar policinë e Vlorës. Uniformat blu kanë bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e 4 personave. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI