Flash

Idris Elba konfirmon largimin nga aktrimi?

Lapsi.al 11 December 2025
Idris Elba konfirmon largimin nga aktrimi?

Idris Elba ka zbuluar se po planifikon të largohet gradualisht nga aktrimi, megjithëse nuk ka ndërmend t’i kthejë shpinën Hollywood-it.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Red Sea International Film Festival në Arabinë Saudite, aktori i njohur tregoi se po synon t’i përkushtohet më shumë punës pas kamerave.

“Shpresoj që fansat e mi të mos mërziten me mua. Por në një moment, dua të kaloj plotësisht në regji,” u shpreh ai gjatë një sesioni pyetje-përgjigje.

“Kam shumë vite që aktroj. E dua ende, por regjia më lejon të përdor aftësi të tjera dhe të jem pjesë e xhirimeve në një mënyrë krejt ndryshe. E shijoj shumë,” shtoi Elba.

Elba ishte i pranishëm në festival për të promovuar Dust To Dreams, një film i shkurtër që ai vetë e ka drejtuar. Filmi zhvillohet në Lagos të Nigerisë dhe trajton marrëdhënien mes një nëne dhe vajzës së saj adoleshente, e cila takohet për herë të parë me të atin.

Ky nuk është projekti i tij i parë si regjisor. Elba ka drejtuar më herët dy episode të serisë Playhouse Presents të Sky Arts, ndërsa debutimin në regji e ka bërë në vitin 2018 me filmin Yardie, bazuar në romanin që tregon historinë e një tregtari droge nga Xhamajka në Londrën e viteve ’80.

 

 

Të këshilluara

Beyoncé rikthehet në Met Gala pas 10 vitesh

Ditën e sotme, Vogue njoftoi se Beyoncé, Nicole Kidman, Venus Williams dhe Anna Wintour do të shërbejnë si bashkë-kryetare të eventit më prestigjioz të modës. ...

18:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI