Flash

Alarmi i deputetit të PS "100 bombula gazi në sheshin Skënderbej, rrezik i madh"

Lapsi.al 11 December 2025
Alarmi i deputetit të PS "100 bombula gazi në sheshin
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka lëshuar një sinjal të fortë alarmi për mungesën e standardeve të sigurisë në eventet që po zhvillohen këto ditë në Sheshin “Skënderbej”. Sipas tij, mes qindra qytetarëve që frekuentojnë çdo mbrëmje sheshin janë vendosur mbi 100 bombula gazi në kushte krejtësisht të pasigurta. I tronditur nga ajo që ka parë, Braçe paralajmëron se "bombulat e gazit nga bombat me gaz i ndajnë vetëm standardet teknike”.
“Jam i bindur se standardet dhe kushtet teknike të sigurisë nuk janë ato që pashë. Numërova mbi 100 bombula gazi në kushte të tilla ku një i papërgjegjshëm, apo edhe një pakujdesi njerëzore, mund t’i kthejë në rrezik të madh. Largoji ni! Ka energji elektrike aty”, shkruan Braçe, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
 
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

‘‘TIRANE❤️, SHESHI I SKENDERBEUT; ISHA DJE NE MBREMJE KETU; DUKET BUKUR, PLOT ENERGJI, SHQIPTARE E TE HUAJ PLOTE-PO SIIIIGUUUURIIIIIIAAAAA NE NJE VEND ME KAQ SHUME NJEREZ! SHIKONI; BOMBULAT E GAZIT NGA BOMBAT ME GAZ I NDAJNE VETEM STANDARDET DHE KUSHTET TEKNIKE TE SIGURISE; Jam i bindur qe standardet dhe kushtet teknike te sigurise NUK JANE ATO QE PASHE E KETO QE SHIHNI; Numerova mbi 100 BOMBULA GAZI ne kushte te tilla ku nje i papergjegjshem apo qofte edhe nje pakujdesi njerezore mund ti kthej ne rrezik te madh! LARGOINI! Ka energji elektrike aty!”, shkruan Braçe në postim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI