Flash

NY Post: Këto janë djemtë e Putin me të dashurën, jetojnë të izoluar në pyll

Lapsi.al 10 December 2025
NY Post: Këto janë djemtë e Putin me të dashurën,

Gazeta “New York Post” ka publikuar foto nga jeta e dy djemve që dyshohet se janë fëmijët e Presidentit rus Vladimir Putin me ish-gjimnasten Alina Kabaeva.

Sipas gazetës amerikane, fotot tregojnë Ivanin 10-vjeçar dhe Vladimir Juniorin 6-vjeçar duke u stërvitur për t’u bërë gjimnastë si nëna e tyre.

Ivani madje dha një intervistë në të cilën foli për lëvizjet “e bukura” të gjimnastikës që mësoi nga kampionët olimpikë Alexei Nemov, Evgenia Kanaeva dhe Tagir Khaibulaev.

Pamjet thuhet se vijnë nga një aktivitet që Kabaeva organizoi në janar në akademinë që mban emrin e saj. New York Post raporton se Vladimir Putin ka ngritur një mburojë për dy djemtë nga frika se mos vriten. Për këtë arsye, dy fëmijët dhe nëna e tyre thuhet se jetojnë në një kompleks pyjor të fortifikuar në Valdai, në veriperëndim të Moskës. Djemtë përdorin gjithashtu pseudonimin Spiridonov si mbiemrin e tyre. “Informacioni rreth [Kabaevës] dhe fëmijëve të saj është fshirë nga bazat e të dhënave shtetërore, djemve u është dhënë një pseudonim – Spiridonov, dhe e gjithë zona përreth rezidencës familjare të Carit në Valdai është nën siguri të rreptë”, rap[ortpojnë mediat.

Vlen të theksohet se Spiridonov është emri i gjyshit të Putinit nga babai, i cili jetoi nga viti 1879 deri në vitin 1965.

Putin dhe 41-vjeçarja Kabaeva janë raportuar të jenë në një lidhje që të paktën nga viti 2008, megjithatë, kjo nuk është konfirmuar kurrë publikisht.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI