Flash

Drejtësia belge vendos për “Toyota Yaris”/ Mediat: Si u njollosën gjykatat shqiptare

Lapsi.al 10 December 2025
Drejtësia belge vendos për “Toyota Yaris”/ Mediat: Si u

Drejtësia belge nuk i ka mbyllur ende hesapet me dosjen “Toyota Yaris”, e njohur për 3.5 milionë eurot që u sollën në vendin tonë në 2019-ën të fshehura në makina të tilla. Makinat me paratë e fshehura u nisën nga Belgjika dhe për to, në vendin tonë u dënua me vetëm 1 vit burg, vetëm Ervis Vladi.

Mediat belge raportojnë se Gjykata Penale e Brukselit ka shpallur moskompetencën për të gjykuar këtë dosje, “një skandal që përfshin botën kriminale dhe atë politike në Shqipëri”, citohet në shkrim.

Dosja ishte ndjekur nga Prokuroria Federale e cila ka hetuar paratë “që me shumë gjasë vinin nga veprimtari kriminale e rrjeteve belgo-shqiptare”. Çështja bëri bujë në Shqipëri pasi Lulzim Basha në atë kohë kryetar i PD, foli për to në parlament 3 ditë para se makinat të mbërrinin në Shqipëri duke akuzuar si të lidhur me këtë çështje Taulant Ballën.

“Një delegacion i Prokurorisë Federale udhëtoi në Shqipëri për të marrë në pyetje disa persona të përfshirë në këtë çështje, mes tyre edhe ish-ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Ky i fundit nuk është marrë i pandehur nga prokuroria belge. Në Belgjikë janë akuzuar 13 persona, të cilët janë nxjerrë përpara drejtësisë në Bruksel.

Çështja konsiderohet jashtëzakonisht e ndjeshme, pasi shihet si një provë paraprake për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një vend i goditur nga korrupsioni. Ky skandal ka njollosur gjithashtu edhe gjyqësorin shqiptar.

Gjykata Penale vlerëson, ndër të tjera, se dosja nuk lejon të përcaktohet as koha, as vendi se ku janë futur paratë e dyshimta në skutat e automjeteve. Kamioni, në fakt, ka kaluar nëpër disa shtete para se të sekuestrohej nga autoritetet shqiptare. Prokuroria Federale ka ende mundësinë të bëjë apel kundër këtij vendimi” – shkruan media belge DHNet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë na tha koha për Air Albanian?

Nga Irena Beqiraj "Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, ësht...

20:21

Aksident me vdekje në Shkodër

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. ...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI