Flash

Champions/ Gafë para Villarreal-Copenaghen, ngatërrohet himni: Ajax përmbys Qarabag

Lapsi.al 10 December 2025
Champions/ Gafë para Villarreal-Copenaghen, ngatërrohet himni: Ajax

Java e gjashtë e Champions League parashikon nëntë ndeshje të mërkurën, dy prej të cilave, si zakonisht, u luajtën në orën 18:45. Qarabag flirtoi me fitoren para se të përmbysej 2-3 nga Ajax, ndërsa Villarreal e Copenhagen barazuan 2-2. Para ndeshjes së “Nëndetses së Verdhë” (Villarreal), futbollistët u pozicionuan në fushë duke pritur himnin e Champions League, por, çuditërisht, nga altoparlantët u dëgjuan notat e gabuara. E pabesueshme, por e vërtetë. Shikuesit, në stadium dhe përmes TV-së, dëgjuan himnin e Europa League. Futbollistët, të kapur nga kamerat, dukeshin të habitur.

Habia e futbollistëve për himnin e Europa League

Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Një vit më parë, më saktë në prill të sezonit të kaluar, i njëjti gabim ndodhi para ndeshjes Aston Villa-PSG, që ishte një ndeshje e kthimit e çerekfinaleve. Këtë herë ndodhi në Villarreal- Copenhagen. Pa dyshim diçka e çuditshme. Sepse himni i Champions League është diçka jashtëzakonisht e njohur. Për këtë arsye, edhe futbollistët e dy skuadrave u habitën duke dëgjuar notat, në vend të tij, të himnit të Europa League, i cili po bëhet gradualisht i njohur dhe i dallueshëm. Tifozët në tribunë, për mosdituri, brohoritën dhe fishkëllyen.

VILLARREAL-COPENHAGEN 2-3

Ndeshja midis Villarreal dhe Kopenhagen, që ishte pothuajse një “playoff” midis dy skuadrave në vështirësi në renditje, filloi më pas dhe skuadra daneze shënoi menjëherë golin e avantazhit me Elyounoussi (2’). Sapo filloi pjesa e dytë Comesaña barazoi rezultatin, ndërsa Achouri pas 60 sekondash riktheu avantazhin për Copenhagen. Nuk ka mbaruar sepse 2-2 u realizua nga Oluwaseyi që u duk se evitoi humbjen në shtëpi të spanjollëve, por Cornelius la pa pikë Villarreal, i parafundit me 0, ndërsa Copenhagen me 7 pikë është në zonën e playoff.

QARABAG-AJAX 2-4

Ajax rrëmben një fitore të rëndësishme në transfertë me Qarabag, duke rikuperuar dy herë rezultatin. Duran kaloi vendasit në avantazh, por Dolberg barazoi rezultatin në minutën e 39’, duke e lënë dramën për pjesën e dytë. Qarabag shënoi sërisht për avantazhin 2-1 sapo rinisi loja me Silva, duke zgjuar holandezët që në 10 minutat e fundit përmbysën gjithcka. Gloukh në minutën e 79’ barazoi në 2-2, pastaj Gaael bëri 3-2, përpara se Gloukh të fiksonte pokerin në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI