Flash

3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie, papunësia në vendnumëro

Lapsi.al 10 December 2025
3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie,
Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend në tremujorin e tretë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në tremujorin e tretë, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604 persona dhe shënoi rënie prej 0,6% me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar raportoi INSTAT sot. Papunësia në vendnumëro Në 3-mujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues ka mbetur i pandryshuar dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 0,4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë është 6,8% për burrat dhe 9,7% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 1,2 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,9 pikë përqindje për burrat. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 15,0%. Ky tregues është ulur me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 1,3 pikë përqindje. Për grup-moshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,6%. Punësimi, në rënie Sipas INSTAT numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604, duke shënuar një rritje prej 0,7%, krahasuar me tremujorin e kaluar. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shënoi një rënie prej 0,6%. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,8%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 -64 vjeç është 69,6 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e dytë 2025, është rritur me 0,5 pikë përqindje. Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 76,6%, ndërsa për gratë është 62,7%, duke paraqitur një hendek gjinor prej 13,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,1 pikë përqindje, ndërsa për gratë është ulur me 0,3 pikë përqindje. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për të rinjtë e moshës 15 -29 vjeç është 45,5%. Ky tregues është ulur me 0,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e punësimit është 78,5%.  

INSTAT

Rritet pjesëmarrja në tregun e punës Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç është 76,5%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2% për gratë dhe 82,9% për burrat, duke paraqitur një hendek gjinor prej 12,8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,7 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,3 pikë përqindje. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,5%. Ky tregues është ulur me 2,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0% Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e inaktivitetit për popullsinë 15-64 vjeç është 23,5%. Nga totali i popullsisë ekonomikisht jo-aktive në moshë pune 19,6% është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake; o 9,9% është në pension ose pension të parakohshëm, 14,9% është në paaftësi të përhershme për punë dhe 1,9% e popullsisë deklaron se nuk po kërkon punë, pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar. Shkalla e inaktivitetit për të rinjtë 15-29 vjeç është 46,5%, prej të cilëve 72,8% e të rinjtë ekonomikisht jo-aktivë janë të përfshirë në arsim ose trajnim. Ndërkohë, vetëm 0,9% janë të papunë të dekurajuar dhe për grup-moshën 30-64 vjeç, popullsia ekonomikisht jo-aktive përbën 15,0%, ku vetëm 3,0% e tyre klasifikohen si të dekurajuar, pra individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i punës.

INSTAT

Të këshilluara

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesit aktual, Altin Dumani, ...

15:48

Berisha: PD nuk mbështet paqen fiskale

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk e mbështet ‘paqja fiskale’, të cilin ai e quajti amnistinë fiskale. Në një dalje për mediat, Berisha tha se me ket...

14:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI