Flash

Vuçiç dhe vallja e vështirë për të shpëtuar Industrinë e Naftës së Serbisë

Lapsi.al 9 December 2025
Vuçiç dhe vallja e vështirë për të

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të martën se ka tri mundësi për zgjidhjen e çështjes së Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj ruse.

Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, “gjë që është e pamundur”.

Ndërsa, sipas tij, mundësia e dytë është se “ka më shumë të ngjarë që rusët t’ia shesin aksionet e tyre një kompanie tjetër. Shpresoj se do ta bëjnë këtë. Dhe, e treta, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, që ne do të duhet të veprojmë si shtet”.

Presidenti serb tha se çështja e NIS-it duhet të zgjidhet brenda një afati prej 37 ditësh, apo deri më 15 janar.

Në një diskutim brenda Forumit GLOBSEC BELTALKS, Vuçiç theksoi se të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka zgjatje të afatit dhe se furnizimi me karburant për qytetarët dhe ekonominë e Serbisë nuk duhet të rrezikohet.

Ai theksoi se vendi përballet gjithashtu me rrezikun e sanksioneve dytësore kundër Bankës Kombëtare të Serbisë dhe bankave tregtare, dhe se vlerësimi i investimeve të Serbisë është në rrezik për shkak të gjendjes në NIS.

SHBA-ja vendosi sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj.

Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në duart e aksionarëve pakicë.

Siç tha Vuçiç, Serbia nuk do ta shtetëzojë NIS-in, në rast se ndërhyrja shtetërore është opsioni i fundit për operacionet e mëtejshme të kompanisë – ajo do të paguajë për pjesën ruse.

“Miqtë e mi nga e gjithë bota më kanë thënë se e kam vënë Serbinë në një pozicion të vështirë, sepse nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ata e kuptojnë se kemi probleme të ndryshme, por se në fund duhet t’i përmbushim plotësisht kërkesat. Jam i sigurt se rusët e kuptojnë gjithçka shumë mirë dhe se nëse sanksionet nuk hiqen, do të duhet ta shesin kompaninë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se nuk mund ta paramendojë një gjendje ku pikat e karburantit në Serbi do të ishin bosh.

Qëllimi i sanksioneve të SHBA-së, që synojnë sektorin e energjisë ruse, është ta parandalojnë Rusinë nga financimi i mëtejshëm i pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet kundër NIS janë shtyrë tetë herë.

Vuçiç tha se ende po pret lajme nga Moska në lidhje me marrëveshjen e gazit dhe se Serbia është gati të diversifikojë burimet e energjisë.

“Nuk mund të parashikoj se si do të përfundojë çështja e situatës energjetike në Serbi, sepse askush nuk dëshiron më ta dëgjojë palën tjetër”, tha ai.

Serbia ka qenë e varur nga gazi rus për dekada të tëra, duke importuar 80 për qind të nevojave të saj.

Kontrata me Moskën për importin e këtij burimi energjie skadoi në maj. Një e re nuk është nënshkruar ende./rel

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI