Flash

Nëna e Diddy-t sulmon dokumentarin e Netflix: Gënjeshtra

Lapsi.al 9 December 2025
Nëna e Diddy-t sulmon dokumentarin e Netflix: Gënjeshtra

Janice Combs, nëna e Sean “Diddy” Combs, ka reaguar ashpër ndaj dokumentarit të ri të Netflix, “Sean Combs: The Reckoning”, i publikuar më 2 dhjetor. Në një deklaratë për Deadline, ajo thotë se dokumentari përmban gënjeshtra, pasaktësi dhe pretendime të fabrikuara për jetën dhe familjen e të birit.

“Jam duke shkruar për të sqaruar disa nga gënjeshtrat në dokumentarin e Netflix,” tha Janice. “Këto pasaktësi mbi rritjen dhe jetën familjare të Sean janë bërë qëllimisht për të mashtruar publikun dhe për të dëmtuar reputacionin tonë.”

Janice reagoi veçanërisht ndaj një deklarate të ish-mikut të Diddy-t, Kirk Burrowes, i cili në episodin e parë pretendon se e ka parë Sean ta godasë nënën e tij gjatë kaosit në tragjedinë e City College të vitit 1991 — një ngjarje ku humbën jetën nëntë persona.

“Pretendimi se djali im më ka goditur atë ditë është absolutisht i rremë,” tha ajo. “Ishte një ditë shumë e trishtë për të gjithë… të përdoret kjo tragjedi për të shpikur histori që i shërbejnë interesave të dikujt është e gabuar dhe fyese.” Ajo kërkoi tërheqjen publike të deklaratave.

Seria vjen disa javë pasi Diddy u dënua me 50 muaj burg për akuza të lidhura me prostitucionin. Ai po përballet gjithashtu me dhjetëra padi për sulm seksual.

Një ditë para publikimit të dokumentarit, zëdhënësi i tij Juda Engelmayer e quajti projektin “një sulm të turpshëm”, duke pretenduar se Netflix ka përdorur materiale video të vjedhura.

“Është e padrejtë dhe e paligjshme,” tha Engelmayer, duke theksuar se prodhimi është ndërtuar mbi një narrativë “njëanëshe” dhe të nxitur nga një armik publik — producenti 50 Cent.

Sa i përket pretendimit se Diddy ka goditur nënën e tij, zëdhënësi u shpreh:

“Nuk komentojmë mbi pretendime individuale. Shumë nga personat e intervistuar kanë motive personale, financiare ose probleme besueshmërie.”

 

Të këshilluara

Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lid...

14:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI