Flash

DiCaprio rrëfen sfidat e karrierës pas suksesit global

Lapsi.al 8 December 2025
DiCaprio rrëfen sfidat e karrierës pas suksesit global
Pas dekadash në qendër të vëmendjes, Leonardo DiCaprio ka folur hapur për mënyrën se si përpiqet të ruajë privatësinë përballë një karriere jashtëzakonisht publike. TIME e ka shpallur aktorin 51-vjeçar “Entertainer of the Year 2025”, dhe në intervistën e tij, ylli i One Battle After Another tregoi se fama ka qenë gjithmonë një sfidë. “Është një balancë që e kam menaxhuar gjithë jetën time të rritur,” tha DiCaprio. “Dhe ende nuk jam ekspert.” Ai shtoi se filozofia e tij është e thjeshtë: “Dil në publik vetëm kur ke diçka për të thënë ose për të treguar. Përndryshe, zhduku sa më shumë të mundesh.” DiCaprio pranoi se pas suksesit të madh të Titanic më 1997, entuziazmi u shoqërua me presion të madh nga vëmendja globale. “Atëherë thashë: ‘Si mund ta kem një karrierë të gjatë?’ Sepse e dua atë që bëj, dhe mënyra më e mirë është të mos u dalësh njerëzve përpara gjithë kohës.”

Aktori njihet për privatësinë e tij, por partnerja, modelja italiane Vittoria Ceretti, e ka shoqëruar dhe mbështetur në evente të rëndësishme — mes tyre edhe në premierën e filmit One Battle After Another në Los Angeles.

Vittoria ka folur për herë të parë në mars për marrëdhënien e tyre për Vogue France, ku e përshkruante të dashurin vetëm si një “aktor shumë, shumë i famshëm”. Ajo u shpreh se etiketa “e dashura e…” mund të jetë irrituese: “Menjëherë njerëzit flasin për ty si e dashura e dikujt, dhe kjo nuk është një ndjesi e bukur.”

Të këshilluara

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë. Projekti i regjisorit Paul ...

15:32

Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lid...

14:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI