Flash

Beteja e fundit e Donbasit nuk është ushtarake, por diplomatike

Lapsi.al 8 December 2025
Beteja e fundit e Donbasit nuk është ushtarake, por diplomatike

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Ukrainës janë penguar nga një çështje kryesore: si ta detyrojnë Ukrainën të heqë dorë nga ajo që Kremlini ka dështuar të pushtojë gjatë luftës, të gjithë rajonin e Donbasit.

“Sa i përket çështjes së territorit, amerikanët janë të thjeshtë: Rusia kërkon që Ukraina të heqë dorë nga territoret, dhe amerikanët vazhdojnë të mendojnë si ta bëjnë të ndodhë kjo,” i tha POLITICO-s një zyrtar i lartë europian, i njohur me procesin e negociatave, në kushtet e anonimatit për të diskutuar një çështje të ndjeshme.

“Amerikanët këmbëngulin që Ukraina duhet të largohet nga Donbasi … në një mënyrë ose tjetër,” shtoi ai.

Ukraina ka ngulur këmbë se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë ngrirjen e luftës në vijat aktuale. Aktualisht, rreth 30 për qind e Donbasit është ende nën kontrollin ukrainas.

“Në përgjithësi, opsioni më realist është të qëndrojmë aty ku jemi. Por rusët po ushtrojnë presion ndaj Kievit që të heqë dorë nga territoret,” tha zyrtari europian.

Dhe SHBA-ja vazhdon t'i bëjë presion Ukrainës të pranojë marrëveshjen shpejt, me Presidentin Donald Trump që edhe një herë është dukur dukshëm i irrituar me Kievin.

“Rusia, besoj, do të donte gjithë vendin, po ta mendosh. Por Rusia, mendoj, është në rregull me këtë [planin amerikan], por nuk jam i sigurt se Zelenski është në rregull me të. Populli i tij e pëlqen, por ai nuk e ka lexuar,” tha Trump në tapetin e kuq në ceremoninë Kennedy Center në Uashington të dielën.

Zelenski nuk ka komentuar mbi deklaratat e fundit të Trump, por i tha Bloomberg se SHBA dhe Ukraina nuk kanë arritur marrëveshje sa i përket lindjes së Ukrainës. Kievi ka tentuar t’i shpjegojë SHBA-së se t’i japësh Vladimir Putinit atë që ai nuk ka arritur ta fitojë në më shumë se tre vjet luftë, vetëm do ta inkurajojë atë të marrë më shumë. Ai gjithashtu ndjehet nën presion nga shpejtësia me të cilën amerikanët duan të ecin.

“Ndoshta Trump gjithashtu dëshiron që kjo të ndodhë shpejt, kështu që ekipi i tij është i detyruar t’i shpjegojë atij se nuk janë ata fajtorët pse kjo nuk po ndodh aq shpejt sa ai dëshironte,” tha zyrtari europian.

Javën e kaluar, Putin tha se Rusia do ta marrë Donbasin gjithsesi. Megjithatë, Ukraina beson se heqja dorë nga 30 për qind i mbetur i rajonit të Donetskut, që përfshin qytetet Kramatorsk dhe Sloviansk, me një popullsi totale mbi 100,000 banorë, do t’i lejonte Putinit të pushtonte rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Kharkiv, tha Zelenski më herët këtë vit.

Në gusht, Zelenski tha se Rusisë do t’i duheshin rreth katër vjet për të pushtuar plotësisht Donbasin.

“Prandaj, është e rëndësishme se si do të sillet Amerika, si ndërmjetëse apo do të anohet nga rusët?” tha zyrtari europian, duke shtuar se Ukraina po pret gjithashtu qartësi se çfarë garancish sigurie SHBA është e gatshme të ofrojë.

Politico, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI