Flash

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë

Lapsi.al 7 December 2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” për Banush Koxhaj, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit.

Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.

Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrike.

Kjo solli që Elvis Shkambi, të kalojë perimetrin e sigurisë, duke hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me një pistoletë prodhim gjerman, "Welt Waffen Browning", duke e lënë të vdekur në vend.

Me të njëtën armë, Elvis Shkambi ka qëlluar dhe babë e bir, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, që shoqëronte babain atë ditë në gjyq. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 1 plumb i vetëm, ka plagosur babain dhe djalin.

Ndërkohë dy personat e tjerë të shoqëruar për këtë ngjarje të paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, vijojnë të qëndrojnë në burg pasi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” krye në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”/ Syritv

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI