Flash

Sydney Sweeney shpërthen pas kritikave: “Jam keqkuptuar!”

Lapsi.al 7 December 2025
Sydney Sweeney shpërthen pas kritikave: “Jam keqkuptuar!”

Aktorja e “Housemaid”, Sydney Sweeney, ka folur për herë të parë pas debatit të madh që shpërtheu në korrik, pas partneritetit të saj me American Eagle.

Fushata me sloganin “Sydney Sweeney has great jeans” ndezi diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e akuzuan reklamën se promovon bukurinë sipas racës dhe mesazhe të shtrembëruara rreth gjenetikës, për shkak të lojës me fjalën genes/jeans dhe pamjes së aktores me flokë të verdha dhe sy blu.

Në një intervistë për People, Sweeney u shpreh:

“U befasova sinqerisht nga reagimi. E bëra fushatën sepse më pëlqejnë xhinset dhe më pëlqen marka. Nuk mbështes asnjë nga idetë që njerëzit vendosën t’i lidhin me këtë reklamë.”

Aktorja tha se gjithmonë ka tentuar të veprojë me mirësjellje dhe nuk dëshiron të lidhet me ndasi apo negativitet: “Kush më njeh, e di që gjithmonë përpiqem të bashkoj njerëzit, jo t’i ndaj.”

Sweeney shpjegoi se zakonisht nuk reagon ndaj komenteve pozitive apo negative në media, por këtë herë ndjeu se heshtja e saj vetëm sa e thelloi keqkuptimin:

“E kuptova që heshtja ime vetëm e zgjeroi hendekun. Shpresoj që viti i ri të na fokusojë më shumë te gjërat që na bashkojnë.”

Edhe kompania American Eagle reagoi në gusht, duke theksuar se slogani ishte thjesht lojë fjalësh për xhinset:

“‘Sydney Sweeney has great jeans’ ka të bëjë vetëm me xhinset e saj dhe mënyrën se si i vesh secili me vetëbesim,” deklaroi marka.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI