Flash

Lojëra fati të paligjshme, zbulohen 5 lokale në Korçë e Pogradec

Lapsi.al 6 December 2025
Lojëra fati të paligjshme, zbulohen 5 lokale në Korçë

Një aksion kundër lojrave të fatit është zhvilluar në, ku si pasojë janë vënë në pranga dy administratorë lokalesh në qytetin e Korçës dhe Pogradecit. Blutë gjithashtu sqarojnë se janë zbuluar pesë lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Po ashtu janë proceduar penalisht 6 shtetas administratorë dhe punonjës në lokalet e evidentuara gjatë operacionit. Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qarku” Zbulohen 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 2 administratorë lokalesh qytetin e Korçës dhe Pogradecit.

Procedohen penalisht 6 shtetas administratorë dhe punonjës në lokalet e evidentuara gjatë operacionit. Kapet dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, po për lojëra fati. Sekuestrohen pajisjet që shërbenin për lojëra fati dhe disa telefona.

Si rezultat i kontrollit të kryer, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Pogradec kanë zbuluar disa lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”;

E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

M. V., 48 vjeç, banues në Korçë, dhe S. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Punësim i paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin u konstatuan 2 kamarierë të paregjistruar në organet kompetente.

V. T., 19 vjeç, dhe Ç. P., 42 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

E. Ç., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua që biznesi që administronte ishte i paregjistruar në organet kompetente.

D. K., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Deklarim i rremë para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.

Gjatë kontrolleve u kap edhe shtetasi N. D., 35 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit një 18-vjeçar, për një shumë lekësh që i kishte borxh, për vendosjen e basteve sportive që i kishte bërë 35-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI