Flash

E pabesueshme: Guarrotxena përjashtohet para se të futet në fushë, mbante mbathje blu

Lapsi.al 6 December 2025
E pabesueshme: Guarrotxena përjashtohet para se të futet në
Është vërtet e pabesueshme ajo që ndodhi para gjysmëfinales së Superkupës indiane mes Goas dhe Mumbay. Iker Guarrotxena, veteran i futbollit spanjoll dhe ish-lojtar (mes të tjerash) i UD Logroñés, Murcia dhe Tenerife, mori një karton të kuq madje para fillimit të ndeshjes, dhe arsyeja është surreale. Ndërsa skuadrat po përgatiteshin të zbrisnin në fushë, arbitri Pratik Mondal vuri re që Guarrotxena kishte veshur mbathje blu, një ngjyrë jo në përputhje me rregulloren. Një shqetësim lehtësisht i zgjidhshëm duke ndërruar të brendshmet, por ajo që duhej të ishte një formalitet i thjeshtë u shndërrua në një debat verbal. Sipas dëshmitarëve, arbitri e interpretoi përgjigjen e sulmuesit si një “jo” dhe nxori një karton të kuq direkt për Guarrotxena, i cili reagoi keq dhe u largua nga stafi. Një përjashtim tepër i rreptë që ka lënë të shtangur skuadrën e Goa-s dhe trajnerin. “E pashë arbitrin t’i kërkonte të ndërrohej dhe mendova se gjithçka do të zgjidhej aty – tha trajneri Manolo Marquez. – Pastaj hyra në fushë dhe dy minuta më vonë dikush erdhi të më thoshte që Iker ishte përjashtuar. Të tregosh një karton të kuq për një gjë të tillë më duket e tepruar, edhe pse nuk mund të bëjmë asgjë”.

Lexo më tej: Video/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod surreal, i paparë ndonjëherë në futboll

Goa arriti të shmangte dëmin mbi dëmin: meqë përjashtimi ndodhi para fillimit të ndeshjes, mundi ta zëvendësonte Guarrotxena me Javier Siverio dhe të mbante njëmbëdhjetë lojtarë në fushë. Për kronikë, ndeshja u fitua nga Goa 2-1, duke siguruar finalen kundër East Bengal, ku megjithatë ish-lojtari spanjoll nuk do të mund të luajë. Vërtet një dhuratë e keqe për Guarrotxena, i cili pikërisht sot mbush 33 vjeç.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI