Flash

Rama: Shqipëria i vetmi vend që hapi dyert për afganët

Lapsi.al 5 December 2025
Rama: Shqipëria i vetmi vend që hapi dyert për afganët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk matet nga madhësia gjeografike apo ekonomike.

I pranishëm në ceremoninë e 10-vjetorit të nismës vullnetare “Fundjavë Ndryshe”, Rama tha se vendi ynë i hapi dyert afganëve, kur të tjerët i mbyllën.

“Bamirësia nuk është një gjest, as një ngjarje. Është disiplinë”, u shpreh ai, duke shtuar se bujaria e vërtetë nuk lidhet me dhënien e asaj që të tepron, por me vullnetin për t’u hapur ndaj tjetrit dhe për ta parë si pasqyrë të vetes.

Në vijim, Rama solli në vëmendje një ndër sfidat e kohëve të fundit, si rasti i strehimit të qytetarëve afganë, duke theksuar se Shqipëria zgjodhi të vepronte me humanizëm në një moment kur shumë vende të tjera nuk e morën atë hap. Ai tha se vendi ynë tregoi se madhësia e shpirtit nuk matet nga madhësia gjeografike apo ekonomike, por nga gatishmëria për të ndihmuar.

“Ishte një moment kur Amerika i la pas, duke tërhequr me vete gjithë NATO-n. Të gjithë ata të cilët i kishte nxjerrë nga errësira me një premtim të madh, me premtimin se me ardhjen e Amerikës dhe NATO-s në Afganistan gjithçka do të ndryshonte në jetën e tyre. Dhe përnjëherë, sa hap e mbyll sytë, gjithçka mbaroi për ata njerëz. Aty unë kam parë një Amerikë tjetër. Kam kuptuar forcën e jashtëzakonshme të atij vendi, kur njerëz nga më të ndryshmit, që në jetën e tyre të përditshme jetojnë në kampe të ndryshme, siç jeni ju këtu sot, u bënë bashkë. Dhe vinin telefonata të çuditshme, kërkonin ndihmë, kërkonin ndihmë këtu nga Shqipëria, sepse ne u bëmë i vetmi vend që hapi dyert për afganët, të cilët, për ta thënë deri në fund, ishin shumë myslimanë për të qenë të mirëpritur në shumë vende të tjera të NATO-s, ose nuk ishin aq barrë sa duhej. Ndërkohë që ne e bëmë këtë akt dhe shumë të tjerë u përfshinë bashkë me shtetin, pikërisht për atë që thashë më parë, sepse tek ata që papritur e kuptuan se kishin mbetur në mëshirën e një turme vrasësish, ne pamë pasqyrën ku reflektohej shpirti ynë. Dhe shpirti ynë, pavarësisht se jemi ndër vendet më të vogla dhe më pak të pasura të NATO-s, nuk mund të ishte më i vogël se shpirti i atyre që mund të jenë më të pasur e më të mëdhenj se ne”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI