Flash

Me hashash në shtëpi, kapet i riu shqiptar në Itali

Lapsi.al 5 December 2025
Me hashash në shtëpi, kapet i riu shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me 360 gramë hashash në shtëpinë e tij. Mëngjesin e 4 dhjetorit, oficerët e karabinierëve nga stacioni i Castenedolo-s, kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë hetimit, një 20-vjeçari shqiptar u ndalua dhe iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij. I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore të shkurtër të planifikuar për sot, të premten, më 5 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI