Flash

Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Po bëhen përparime në bisedimet me SHBA-në

Lapsi.al 5 December 2025
Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Po bëhen përparime në

Kremlini ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë një përparim në bisedimet e paqes në Ukrainë dhe se Moska ishte e gatshme të vazhdonte të punonte me ekipin aktual amerikan. Vladimir Putin zhvilloi pesë orë bisedime me dy të dërguar amerikanë të martën në mbrëmje, gjatë të cilave Kremlini tha se kishte pranuar disa elementë.

Putini përsëriti më pas pretendimin e Rusisë për kontroll të plotë të Donbasit të Ukrainës, duke thënë se Moska do të merrte kontrollin e plotë të rajonit me forcë. Kjo nëse trupat ukrainase nuk tërhiqen. Donald Trump tha se takimi i kësaj jave ishte mjaft i mirë, por se rruga përpara mbetet e paqartë.

"Sipas mendimit tim, po bëjmë përparim në negociatat bazë me pjesëmarrjen e presidentit tonë. Kjo është inkurajuese dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë me këtë ekip amerikan," tha Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.

Mediat e huaja shkruajnë se Kremlini po pret reagimin e kolegëve tanë amerikanë, ndaj bisedimeve të së martës. Ukraina dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe akuzon Putinin se pretendon të jetë i interesuar në bisedimet e paqes, ndërsa vazhdon luftën. Në të njëjtën kohë, Kievi ka frikë se Trump dhe Putin mund të arrijnë një marrëveshje që do ta detyronte atë të pranonte kushte të pafavorshme dhe ta linte të prekshme ndaj një sulmi të ri nga Rusia në të ardhmen

Të këshilluara

Burrë e grua gjenden të pajetë në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku burrë e grua janë gjetur të pajetë në banesë. Sipas raportimeve, çifti ishte shpallur i zhdukur nga fëmijët që jetoni...

18:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI