Flash

Justin Baldoni akuzon Blake Lively: Po luan rolin e viktimës

Lapsi.al 5 December 2025
Justin Baldoni akuzon Blake Lively: Po luan rolin e viktimës

Dokumentet e reja gjyqësore kanë zbuluar tensionet e mëdha mes Justin Baldoni dhe Blake Lively gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Në një depozitë të tetorit, aktori dhe regjisori Baldoni akuzon Lively për “të luajturin rolin e viktimës”, madje duke e krahasuar me atë që ai e quajti “manuali i Taylor Swift”.

Sipas mesazheve të prezantuara në gjykatë, Baldoni u ankua në grupin me miqtë e tij – ku përfshiheshin Rainn Wilson dhe Andy Grammer – duke shkruar se Lively kishte “bombën bërthamore”: nëse vendoste të mos promovonte filmin, mund ta dëmtonte reputacionin e tij duke deklaruar se ishte ndjerë e pasigurt rreth tij.

Para takimit të tensionuar të 3 janarit, Lively kishte raportuar tek HR se nuk ishte ndjerë komode me Baldonin dhe producentin Jamey Heath. Për t’u kthyer në set, ajo kishte paraqitur 17 kërkesa, përfshirë: prani të një koordinatori intim gjatë gjithë kohës, set të mbyllur gjatë skenave intime, asnjë prekje jashtë xhirimeve, asnjë koment për pamjen e saj jashtë rolit

Gjatë depozitimit, Baldoni u shpreh se Lively, bashkëshorti i saj Ryan Reynolds dhe mikja e saj e ngushtë Taylor Swift kishin fuqi të madhe në Hollywood dhe se kjo e vuri atë në pozitë të pafavorshme:

“Kur je dikush i vogël në industri dhe ke përballë titanë si Lively dhe miqtë e saj më të fuqishëm, është normale të trembesh. Unë po shpërbëhesha.”

Lively e ka paditur Baldonin për ngacmim seksual, hakmarrje, shkelje kontrate, stres emocional dhe pushtim privatësie, duke kërkuar që çështja të shkojë në gjyq me juri. Justin ka mohuar të gjitha akuzat dhe kërkoi hedhjen poshtë të padisë së saj prej 161 milionë dollarësh, duke pretenduar se “asnjë juri e arsyeshme” nuk do ta shpallte fajtor.

 

Të këshilluara

Miley Cyrus konfirmon fejesën me muzikantin

Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “F...

19:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI