Flash

Gjykata urdhëron SPAK që t'i japë Ilir Metës dosjen e akuzës

Lapsi.al 5 December 2025
Gjykata urdhëron SPAK që t'i japë Ilir Metës dosjen e

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Ilir Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave.

Më herët Meta kishte kërkuar të njihet me dosjen fizikisht për të pasur mundësinë ta lexonte, por SPAK kishte refuzuar.

"Ende nuk jam njohur me aktet fizike të akuzës (SPAK-ut), të cilat i kërkova edhe personalisht në seancën e fundit të gjykimit paraprak. Ky degradim i standardeve të procesit gjyqësor shoqërohet me përkeqësimin e standardeve të paraburgimit, të cilat janë shumë më repressive se të personave që akuzohen për vrasje" ka deklaruar Meta në një intervistë së fundmi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI