Flash

Vuçiç pret nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër për furnizim me gaz rus

Lapsi.al 4 December 2025
Vuçiç pret nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia nuk do të ketë probleme me furnizimin me gaz, pasi pret nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër me Rusinë për furnizim me këtë burim energjie.

“Presim së shpejti nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër për furnizimin me gaz me çmime të mira. Në çdo rast, deri në verë nuk do të kemi asnjë problem me gazin dhe ky është një lajm i mirë për qytetarët”, tha Vuçiç më 4 dhjetor për televizionin serb, Pink.

Serbia varet nga importi i gazit rus. Kontrata për furnizimin me gaz ka skaduar në maj dhe ende nuk është nënshkruar një kontratë e re.

Vuçiç shtoi se është lajm i mirë edhe fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjatur licencën për kompaninë ruse, Lukoil, deri më 26 prill të vitit të ardhshëm.

“Lukoil në Serbi ka 112 pika karburanti dhe do të mund të funksionojë me derivatet e naftës të importuara”, tha Vuçiç.

Ndërkaq, SHBA-ja nga 9 tetori ka vendosur sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak se shumica e aksioneve janë në duart e rusëve.

Si pasojë e mungesës së naftës së papërpunuar, që vjen për shkak të sanksioneve amerikane, rafineria e NIS-it në Pançevë pezulloi punën më 2 dhjetor.

Duke komentuar mundësinë që SHBA të vendosë sanksione dytësore ndaj Bankës Popullore të Serbisë dhe bankave tregtare nëse kryhen transaksione me NIS-in, Vuçiç tha se për një kohë do të ketë transaksione, gjë që përbën rrezik për Serbinë.

“Logjika amerikane është t’i çojë deri në fund interesat e veta, pa marrë parasysh çmimin që do të paguajë Serbia, ndërsa ajo ruse është po ashtu t’i çojë të vetat deri në fund… Ne nuk jemi të detyruar të vuajmë për shkak të marrëdhënieve të tyre”, tha ai.

Vuçiq shtoi se është krenar për shtetin e tij, sepse, siç tha ai, nuk ka pasur probleme me furnizimin me derivatet e naftës, edhe pse për 55 ditë asnjë pikë naftë nuk ka shkuar në Serbi përmes naftësjellësit dhe rafineria në Pançevë është e mbyllur.

“Kemi mijëra probleme teknike, por duhet të jem krenar për njerëzit që punojnë shumë. Kemi mbushur të gjitha rezervat dhe dikush ka pasur nevojë ta paguajë këtë. Inflacionin e kemi ulur në 2.7 për qind në nëntor. Po hyjmë në kornizat që kemi dëshiruar. Kemi arritur t’i rrisim pensionet ndjeshëm”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se Serbia deri më 15 janar nuk do të ketë aspak probleme me furnizimin me derivatet e naftës, por pas kësaj periudhe situata mbetet e pasigurt.

“Jam i sigurt se rusët, në bisedë me partnerët, do të bien dakord për transferimin e pronësisë në NIS në përputhje me sanksionet amerikane”, tha Vuçiç.

Sipas tij, si pasojë e sanksioneve ndaj NIS-it, Serbia do të ketë rritje ekonomike më të ngadalësuar, gjë që nënkupton rritje më të vogël të pagave dhe pensioneve, nëse sanksionet nuk hiqen.

Qëllimi i sanksioneve të SHBA-së të drejtuara ndaj sektorit energjetik rus, të cilat kanë prekur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi, është të pamundësojë që Rusia të vazhdojë financimin e pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet ndaj NIS-it më parë ishin shtyrë tetë herë. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI