Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, dyshohet se autori është nga Mali i Zi

Lapsi.al 4 December 2025
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, dyshohet se autori është nga

Vrasësi i biznesmenit 43-vjeçar, Edmond Mëhalla, të ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi.

Burime pranë grupit hetimor i thanë "TV Klan" se kjo dyshohet nga analizimi i dhjetra provave të administruara deri tani.

Emri i tij nuk bëhet me dije për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ai është fiksuar nga një kamerë sigurie duke lëvizur në zonën e Rrajcës, në qytetin e Prrenjasit.

Nga aty ai më pas ka lëvizur në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ku ka dyshime se ka kaluar në mënyrë ilegale.

Deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime se ai është paguar për të kryer vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, ngjarje që duket se e kreu i vetëm, siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Deri tani policia ka identifikuar 5 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar, mes tyre edhe ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit do të dalin të premten para gjykatës së Elbasanit, aty ku prokuroria ka kërkuar të vijojë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja e rëndë e 30 nëntorit ka si prapavijë një konflikt biznesi, por nuk dihet nëse provat e administruara e provojnë këtë pistë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI