Flash

Richard Gere flet për ndalimin 20-vjeçar nga Oscars

Lapsi.al 4 December 2025
Richard Gere flet për ndalimin 20-vjeçar nga Oscars

Në një intervistë të re për Variety, publikuar më 3 dhjetor, aktori i famshëm Richard Gere reagoi për herë të   lidhur me ndalimin e tij 20-vjeçar nga ceremonia e Academy Awards.

“Nuk e mora personale,” tha aktori i “Pretty Woman”, 76 vjeç. Ai shtoi se nuk mendon se ka pasur “fajtorë” në situatë dhe se gjithmonë ka synuar të flasë kundër padrejtësive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut — duke u frymëzuar nga mësimet e mikut të tij të ngushtë, Dalai Lama, me të cilin ka një miqësi 45-vjeçare.

Ndalimi nisi në vitin 1993, kur Gere doli jashtë skenarit gjatë prezantimit të kategorisë për Art Direction dhe kritikoi hapur Kinën për shkeljet e “tmerrshme” të të drejtave të njeriut në Tibet.

Në skenë ai u shpreh:

“Të gjithë së bashku t'i dërgojmë dashuri dhe qartësi Deng Xiaoping-ut, që të tërheqë trupat kineze nga Tibeti.” Pas atij momenti, aktorit iu ndalua rikthimi në skenën e Oscars për dy dekada — deri në vitin 2013.

Gere ka qenë prej dekadash një mbështetës i zëshëm i çështjes tibetiane dhe aktualisht është i ndaluar të hyjë në Kinë. Ai së fundmi ka prodhuar dokumentarin e vitit 2025 “Wisdom of Happiness”, kushtuar Dalai Lamës.

Pyetur nëse e ka diskutuar ndonjëherë skandalin e Oscars me liderin shpirtëror tibetian, aktori tha:

“Kurrë nuk e kemi përmendur. Ai thjesht më uron herë pas here kur marr ndonjë çmim.”

 

Të këshilluara

Miley Cyrus konfirmon fejesën me muzikantin

Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “F...

19:36

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six. Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të fil...

15:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI