Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Pas humbjes së thellë në zgjedhje, opozita në RMV përfshihet nga dorëheqje masive

Lapsi.al 4 December 2025
Pas humbjes së thellë në zgjedhje, opozita në RMV

Humbja e rëndë që pësoi në zgjedhjet e fundit lokale ka shkaktuar një valë dorëheqjesh në drejtimin e partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, “Lidhja Socialdemokrate” (SDSM).

Këto dorëheqje u dhanë pas kërkesës së kryetarit të partisë, Venko Filipçe. Konkretisht, kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarja, katër nënkryetarët e tjerë, sekretari i përgjithshëm si edhe të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të SDSM.

Brenda rreth dy javësh pritet të mblidhet Komiteti Qendror i SDSM për të caktuar pasuesit e funksionarëve që u larguan.

Kjo situatë vjen si pasojë e rezultatit shumë të dobët në zgjedhjet lokale, i cili ka thelluar pakënaqësinë dhe përçarjet e brendshme në parti.

Venko Filipçe ka deklaruar se ai vetë nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe se do të marrë personalisht përsipër procesin e ringritjes dhe rinovimit të saj.

SDSM është një nga dy partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësuesja kryesore e krahut socialdemokrat dhe të qendrës së majtë në vend. Ajo u themelua në vitin 1991 si pasuese e “Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë” dhe, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u shndërrua në një parti moderne me orientim evropian.

Partia ka qeverisur disa herë që nga pavarësia e vendit. Një periudhë veçanërisht e rëndësishme ishte qeverisja e Zoran Zaev (2017–2022), gjatë së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, çka çoi në ndryshimin e emrit kushtetues në “Maqedonia e Veriut” dhe hapi rrugën për anëtarësimin në NATO si edhe për proceset e integrimit evropian.

Megjithatë, përkundër reformave, SDSM është përballur me konflikte të brendshme, konsum të pushtetit dhe pakënaqësi në rritje nga votuesit, gjë që ka sjellë humbje të njëpasnjëshme elektorale vitet e fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI